Protesta e qytetarëve në Tiranë ka vijuar edhe këtë të shtunë, duke shënuar ditën e 43-të radhazi të tubimeve kundër qeverisë dhe klasës politike.
Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe përpara godinës së Kryeministrisë.
Në tubim, pjesëmarrësit pritet të mbajnë fjalime nga podiumi i vendosur përpara Kryeministrisë, ku do të përsërisin kërkesat e tyre për largimin e klasës së vjetër politike dhe krijimin e një qeverie teknike.
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të vijojnë marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


