Porti i Izmirit,Turqi
Anija P-132 “Oriku”e Forcës Detare Shqiptare ka përfunduar me sukses misionin e saj në Detin Egje, duke u rikthyer në vend pas realizimit të detyrave operacionale në kuadër të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s.
Paraditen e sotme, anija u prit në Gjiri i Dukatit nga dy anije të tjera të Forcës Detare, në një ceremoni simbolike që vlerësoi angazhimin dhe profesionalizmin e ekuipazhit gjatë kryerjes së misionit.

Gjiri i Dukatit,Vlore
Gjatë operacionit, P132 kishte si detyrë kryesore patrullimin në Detin Egje për parandalimin e emigracionit të paligjshëm dhe luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, në bashkëpunim të ngushtë me forcat detare të vendeve aleate të NATO-s.
Ekuipazhi i anijes demonstroi edhe një herë profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri të lartë në përmbushjen e misioneve dhe stërvitjeve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke kontribuar në sigurinë detare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Pjesëmarrja e Forcës Detare Shqiptare në operacione të tilla dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në misionet e NATO-s dhe kontributin e saj në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.


