Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së premtes në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e njohur si “Kthesa e Qarrit”, ku janë përplasur një automjet tip BMW dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti.
Si pasojë e përplasjes së fortë, është plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë. Ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, efektivët po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor, ku lëvizja u vështirësua për shkak të përplasjes.


