Është publikuar fotoja e Bardhe Ziçit, gruas që u vra me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi, në një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Stom Golem, në Shkodër.
Sipas informacioneve, Bardhe Ziçi do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, në orën 12:00, ku familjarë, të afërm dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit.
Nga hetimet paraprake rezulton se krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes bashkëshortëve, i nxitur nga motive xhelozie. Sipas burimeve hetimore, Shtjefën Ziçi i kishte kërkuar bashkëshortes telefonin celular dhe pas një debati është futur në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar për vdekje pranë portës së shtëpisë.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është arrestuar nga Policia, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit.


