Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe shkurre pranë zonës së banuar.
Sipas informacioneve paraprake, flakët dyshohet se kanë nisur si pasojë e një zjarrvënieje të qëllimshme për pastrimin e barishteve, por për shkak të erës së fortë janë përhapur me shpejtësi, duke rritur rrezikun për zonën përreth.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos afrohet pranë banesave.
Kjo është vatra e dytë e zjarrit që regjistrohet në këtë zonë gjatë ditëve të fundit, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe po hetojnë shkaqet e sakta të rënies së zjarrit.


