Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin Peqin–Elbasan, pranë fshatit Sinaballaj, në territorin e Rrogozhinës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëri-tjetrin për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura.
Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ekipet e urgjencës mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e të lënduarve nga automjetet dhe transportimin e tyre drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.


