Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është thirrur për t’u pyetur si person në dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, Pacolli ka bërë kallëzim lidhur me këtë çështje dhe është thirrur nga prokurorët për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi përmbajtjen e dëshmisë së tij apo zhvillimet e mëtejshme të hetimit.


