foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së premtes në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës për transportimin e druve.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte banues në Pogradec dhe punonte pranë një subjekti privat të licencuar për prodhimin e drurit në zonën e Kolonjës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurtesh, ku 36-vjeçari kishte shkuar për të ngarkuar dru. Gjatë punës, një trung është shkëputur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar plagë fatale.
Pavarësisht ndërhyrjes, 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.


