Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Skelës, në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja e dy automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar. Megjithatë, pas aksidentit situata është përshkallëzuar, pasi drejtuesit e mjeteve janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e Policisë së Vlorës, të cilët kanë neutralizuar konfliktin dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në Komisariat për sqarimin e plotë të rrethanave dhe kryerjen e veprimeve procedurale.
Policia vijon punën për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.


