Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Kuç–Qeparo dhe është shkrumbuar plotësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, së bashku me shërbimet e Policisë.
Automjeti me targa AB774YA, në pronësi të shtetasit Hermes Xhyeri, është djegur plotësisht. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas shuarjes së flakëve dhe kryerjes së veprimeve në vendngjarje, grupi i shërbimit zjarrfikës është kthyer në stacion. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


