Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar mesditën e së mërkurës në qendër të Podujevës, ku katër persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 13:30 është marrë një informacion për të shtëna me armë zjarri, ndërsa patrullat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndërhyrë dhe për të siguruar zonën.
Nga të dhënat paraprake, katër të plagosurit janë transportuar drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në incident.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


