Norvegjia ka siguruar një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Bregun e Fildishtë në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit.
Skandinavët kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë falë Antonio Nusa, i cili realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij para pushimit.
Në pjesën e dytë, Bregu i Fildishtë reagoi dhe barazoi me një supergol të Amad Diallo, i cili depërtoi mes mbrojtjes norvegjeze dhe mposhti portierin me një finalizim spektakolar.
Megjithatë, kur ndeshja dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, Erling Haaland u gjend në vendin e duhur dhe shtyu topin në rrjetë pas një pasimi të Patrick Berg, duke i dhënë Norvegjisë golin e fitores dhe kualifikimin.
Në çerekfinale, Norvegjia do të përballet me Brazilin, ndërsa Bregu i Fildishtë largohet nga Botërori pas një paraqitjeje dinjitoze dhe historike.



