Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në afërsi të fshatit Poçem, në Mallakastër, ku një kamion i ngarkuar me koshere bletësh ka humbur kontrollin dhe është përmbysur jashtë rrugës.
Përplasja ka dëmtuar një pjesë të koshereve, duke bërë që bletët të shpërndahen në zonë dhe të krijojnë vështirësi për qarkullimin e mjeteve, si edhe rrezik për personat që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ekipet e urgjencës dhe shërbimet e tjera për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në kamion.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar rëndë.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë punën për largimin e mjeteve nga vendi i aksidentit dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.


