Pesë ditë pas dy tërmeteve që goditën Karakasin, ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën mes rrënojave, ndërsa familjarët e personave të zhdukur refuzojnë të humbin shpresën se të afërmit e tyre mund të jenë ende gjallë.
Mes tyre është edhe Mirella Herrera, e cila prej ditës së parë pret pranë pallatit të shembur ku jetonin djali i saj, nusja dhe nipërit. Ajo shprehet se, pavarësisht kalimit të ditëve, beson se i biri po lufton për të mbijetuar.
Sipas autoriteteve, deri më tani në ndërtesën e shembur janë konfirmuar 12 viktima, tre persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa rreth 20 të tjerë rezultojnë ende të bllokuar nën rrënoja.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje, edhe pse shanset për të gjetur të mbijetuar zvogëlohen me kalimin e kohës.


