Maroku ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 të finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën 3-2 me penallti, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë.
Holanda kaloi në avantazh në minutën e 71-të me Cody Gakpo, por Maroku barazoi në minutat shtesë falë golit të Issa Diop, duke e dërguar sfidën në penallti.
Nga pika e bardhë, marokenët u treguan më të saktë, ndërsa gabimet e Justin Kluivert, Quinten Timber dhe Crysencio Summerville i kushtuan shtrenjtë Holandës. Penalltia vendimtare u realizua nga Ismael Saibari, i cili vulosi kualifikimin e Marokut në raundin tjetër të Botërorit.

A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


