Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Suk të Roskovecit, ku një 52-vjeçar dyshohet se ka plagosur me drapër një 67-vjeçar, pas një konflikti në banesën e këtij të fundit.
Sipas të dhënave të Policisë, B. B. është konfliktuar për motive të dobëta me E. G., 67 vjeç, të cilin më pas e ka goditur me drapër në këmbë.
52-vjeçari kishte shkuar në banesën e 67-vjeçarit, pasi kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëjetuesen e tij, vajzën e të plagosurit.
Pas ngjarjes, i dyshuari është arrestuar nga Policia rreth 30 minuta më vonë, pranë banesës së tij në fshatin Mbërsh, Roskovec.
I plagosuri, 67 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe, sipas informacionit të Policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme


