Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së një këmbësoreje është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër. Viktima është 67-vjeçarja Edmonda Barbullushi, e cila u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti drejtohej nga 27-vjeçarja Bleona Pashuku, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese, duke goditur edhe këmbësoren që ndodhej në trotuar. 67-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak.
Rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja Bleona Pashuku, 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.


