Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi”, me drejtues një 18-vjeçar me inicialet A. G., ka përplasur një 69-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.
I moshuari ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Elbasan dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur drejt Tiranës. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 69-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


