Njëzet protestues janë proceduar penalisht dhe do të hetohen në gjendje të lirë pas protestës së zhvilluar një natë më parë në kryeqytet.
Sipas Policisë, gjatë marshimit, protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Bllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “Gjergj Fishta”, sheshit “Wilson”, si dhe rrugëve “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”, ka sjellë pengesa në qarkullim.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për 20 pjesëmarrës.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë këtij tubimi dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 20 pjesëmarrës, konkretisht për shtetasit:
Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; B. K., 36 vjeç; A. P., 49 vjeç; I. M., 28 vjeç; A. J., 39 vjeç; A. K., 46 vjeç; G. P., 37 vjeç; A. Ll., 28 vjeçe; I. M., 24 vjeçe; E. K., 27 vjeç; A. N., 26 vjeçe; S. E., 32 vjeç; A. Ll., 20 vjeçe; M. Y., 19 vjeç; A. B., 59 vjeçe; D. G., 50 vjeç; B. M., 34 vjeçe; R. Sh., 22 vjeç dhe A. K., 29 vjeçe.
Këta shtetas, dyshohet se nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim, kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit, konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Ëilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


