Tag: Pojskë

  • Dy aksidente brenda pak minutash në Pogradec, humb jetën një 32-vjeçar dhe plagosen disa persona

    Dy aksidente brenda pak minutash në Pogradec, humb jetën një 32-vjeçar dhe plagosen disa persona

    Pasditja e së martës është shënuar nga dy aksidente rrugore të ndodhura brenda një harku të shkurtër kohor në Pogradec, me bilanc një viktimë dhe disa persona të plagosur.

    Ngjarja më e rëndë u regjistrua në zonën e Qafë Pllocës, në aksin e ri rrugor, ku një furgon doli nga kontrolli dhe u përplas me barrierat mbrojtëse në të dy anët e rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit, Amarildo Islamaj, 32 vjeç nga Vlora, u transportua me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

    Sipas Policisë, goditja ishte me intensitet të lartë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

    Pak më vonë, një tjetër aksident ndodhi në aksin Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë. Nga përplasja mbetën të plagosur të paktën tre persona, ndërsa njëri prej tyre u bllokua brenda automjetit, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës për nxjerrjen e tij.

    Paraprakisht dyshohet se reshjet e shiut dhe lagështia në rrugë mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve, ndërsa hetimet për të dyja ngjarjet vijojnë.

  • Identifikohet 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik në Pogradec

    Identifikohet 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik në Pogradec

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë rrugor i regjistruar në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku humbi jetën një 26-vjeçare pas përplasjes së dy automjeteve.

    Viktima është identifikuar si Elmedina Lloga, shtetase nga Maqedonia e Veriut, e cila ndodhej si pasagjere në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident. Ngjarja ndodhi rreth mesditës pranë zonës së Pojskës, ndërsa rrethanat e sakta të përplasjes vijojnë të jenë objekt hetimi.

    Sipas të dhënave paraprake, përplasja mes dy automjeteve rezultoi fatale për 26-vjeçaren, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të lënduar. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

  • E diel tragjike në Pogradec, aksidenti fatal i merr jetën 26-vjeçares nga Maqedonia e Veriut

    E diel tragjike në Pogradec, aksidenti fatal i merr jetën 26-vjeçares nga Maqedonia e Veriut

    Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Pojskë, ku përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar humbjen e jetës së një të reje 26-vjeçare.
    Sipas informacioneve paraprake, dy mjetet janë përplasur me forcë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.

    Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
    Fatkeqësisht, një prej pasagjereve, një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut që udhëtonte në automjetin me targa të huaja, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

    Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve dhe personat e tjerë të përfshirë në aksident ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.
    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.