Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë rrugor i regjistruar në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku humbi jetën një 26-vjeçare pas përplasjes së dy automjeteve.
Viktima është identifikuar si Elmedina Lloga, shtetase nga Maqedonia e Veriut, e cila ndodhej si pasagjere në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident. Ngjarja ndodhi rreth mesditës pranë zonës së Pojskës, ndërsa rrethanat e sakta të përplasjes vijojnë të jenë objekt hetimi.
Sipas të dhënave paraprake, përplasja mes dy automjeteve rezultoi fatale për 26-vjeçaren, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të lënduar. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


