Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të ofrojnë mbështetje të menjëhershme për Venezuelën pas tërmeteve të forta që goditën vendin dhe shkaktuan viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se me urdhër të Presidentit Donald Trump, SHBA po dërgon ekipe kërkim-shpëtimi, ndihma mjekësore dhe asistencë humanitare për të mbështetur autoritetet dhe qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore.
“Shtetet e Bashkuara i shprehin ngushëllimet më të thella popullit të Venezuelës pas tërmeteve shkatërruese. Zemrat tona janë me familjet që kanë humbur të afërmit e tyre, me të plagosurit dhe me ekipet e shpëtimit që po punojnë pa ndërprerje”, shkroi Rubio në rrjetin social X.
Ndërkohë, autoritetet venezueliane vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të goditura, ndërsa bilanci i dëmeve dhe i viktimave pritet të përditësohet në orët në vijim.


