Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një 32-vjeçare ka mbetur e plagosur me thikë, pas një konflikti të ndodhur brenda banesës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16/1. Dyshohet se autori është bashkëshorti i saj, shtetasi Xhoni Karaj, 40 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës.
Pas ngjarjes, e plagosura u transportua në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Durrësit e ka shpallur në kërkim dhe po zhvillon kontrolle intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.


