Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit poezinë “Kundërshtarëve të mi” të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi poezinë si aktuale, duke e shoqëruar me një mesazh për ndjekësit e tij.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë🙏”, shkruan Rama krahas publikimit të poezisë.

Postimi vjen në një periudhë të tensionuar të debatit politik në vend, ndërsa kryeministri nuk ka bërë komente të tjera lidhur me përmbajtjen e vargjeve.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


