Kylian Mbappé dhuroi një nga momentet më të veçanta pas ndeshjes, duke treguar edhe njëherë se i njeh në detaje statistikat e tij.
Gjatë një interviste, gazetari e përgëzoi sulmuesin francez për 17 golat e shënuar në të gjitha Kupat e Botës ku ka marrë pjesë. Por Mbappé reagoi menjëherë, duke e korrigjuar me një buzëqeshje.
“Janë 18 gola,” ia ktheu ai, ndërsa shpërtheu në të qeshura, duke habitur edhe gazetarin.
Momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, me tifozët që komentuan se ylli i Francës e di saktësisht çdo statistikë të karrierës së tij. Për shumë prej tyre, kjo tregon jo vetëm ambicien e Mbappé-së, por edhe vëmendjen që ai i kushton çdo arritjeje personale.
Me golat e shënuar në këtë Botëror, sulmuesi francez ndodhet në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e turneut pas Lionel Messit i cili ka një gol më shumë , duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të gjeneratës së tij.


