Një shtetas italian është dëmtuar rëndë këtë të enjte në Vlorë, pasi dyshohet se është hedhur nga një shkëmb në zonën pranë Ujit të Ftohtë.
Ngjarja ka ndodhur pak pasi kalohet tuneli në zonën e Ujit të Ftohtë. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi italian ka pësuar traumë në kokë pas rënies.
Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës, ku është futur në gjendje të rëndë shëndetësore, në kod të kuq.
Mjekët po vijojnë ndërhyrjet dhe po bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën.
Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe arsyet që çuan shtetasin italian të hidhej nga shkëmbi. Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.


