Momente paniku në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Një hotel u përfshi nga flakët dhe, për pasojë, shtatë persona janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Një shqiptar nga Kosova, i cili ndodhej në hotel në momentin kur shpërtheu zjarri, ka rrëfyer momentet e panikut.
Ai tregon se është hedhur nga ballkoni bashkë me të fejuarën, në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve.
Dëshmia e tij tregon momentet e frikshme që kanë përjetuar pushuesit, të cilët u gjendën të rrethuar nga flakët në orët e para të mëngjesit.


