Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në plazhin e Durrësit, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në det.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 13 të Durrësit, i mituri ishte duke u larë në det kur ka ndodhur incidenti tragjik. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, 11-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të mbytjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza përkatëse që do të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.
Ngjarja ka tronditur pushuesit dhe familjarët e të miturit, ndërsa hetimet vijojnë


