foto ilustruese
Një argjendari është grabitur pasditen e sotme në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e argjendarisë dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë marrë sende me vlerë.
Pas grabitjes, autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor pa targa.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në përpjekje për kapjen e autorëve.
Deri më tani nuk bëhet e ditur vlera e sendeve të grabitura. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


