Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Astirit, në Tiranë, ku një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një banese.
Sipas të dhënave paraprake, i riu me inicialet E.K. është konstatuar i pajetë rreth orës 04:35. Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para flasin për një vdekje natyrale. Megjithatë, shkaku i saktë i humbjes së jetës do të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore.
Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të sqaruar çdo detaj që lidhet me ngjarjen.


