Një mortajë është gjetur mesditën e sotme pranë kanalit të ujërave të larta në qytetin e Vlorës, duke alarmuar banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, mortaja është nxjerrë në sipërfaqe gjatë punimeve që po kryheshin për pastrimin dhe sistemimin e shtratit të kanalit.
Pas konstatimit të saj, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe kalimtarët.
Në vendngjarje vijojnë veprimet për menaxhimin e situatës dhe përcaktimin e origjinës së objektit.


