Manchester City dhe Paris Saint-Germain kanë dhuruar dy ndeshje spektakolare, me kampionët anglezë që triumfuan 4-1 ndaj Crystal Palace, ndërsa PSG barazoi 2-2 në transfertën ndaj Lille pas një rikthimi dramatik.
Manchester City – Crystal Palace 4-1
Manchester City mori një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Crystal Palace në Premier League, duke vijuar dominimin ndaj skuadrës londineze.
Erling Haaland zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të, ndërsa Rayan Cherki dyfishoi avantazhin në pjesën e dytë pas një aksioni individual.
Crystal Palace reagoi me një gol të Yéremy Pinos, por City nuk u trondit. Cherki shënoi sërish me një goditje nga distanca, ndërsa Haaland vulosi rezultatin 4-1 në minutat e fundit pas asistit të Phil Foden.
Rayan Cherki u shpall lojtari i ndeshjes pas paraqitjes së tij vendimtare.
Lille – PSG 2-2
Në Francë, PSG përjetoi një tjetër ndeshje dramatike. Lille kaloi në avantazh në pjesën e parë me Hákon Haraldsson, ndërsa Dilane Bakwa shënoi golin e dytë pas pushimit.

Kur dukej se Lille do të merrte fitoren, PSG reagoi në mënyrë spektakolare. Vitinha shënoi një gol të bukur nga jashtë zone, përpara se në minutën e 95-të të asistonte Marquinhos për golin e barazimit.
Me këtë rezultat, Lille ngjitet përkohësisht në krye të Ligue 1, ndërsa PSG renditet në vendin e gjashtë.


