Ndeshjet e zhvilluara më 15 qershor në Kupën e Botës 2026 sollën emocione, gola dhe rezultate surprizuese, ndërsa disa prej favoriteve dhanë sinjale të forta në garën për fazën me eliminim direkt.
Suedia regjistroi një fitore bindëse 5-1 ndaj Tunizisë, duke dominuar sfidën nga minuta e parë. Yasin Ayari ishte protagonisti kryesor me dy gola, ndërsa Alexander Isak, Viktor Gyökeres dhe Mattias Svanberg vulosën suksesin e skandinavëve.
Po aq spektakolare ishte edhe paraqitja e Gjermanisë ditën e djeshme, e cila mposhti Curaçaon me rezultatin e thellë 7-1 në ndeshjen e parë të grupit. Katër herë kampionët e botës treguan forcën e tyre sulmuese, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit debutues në turne.

Ndërkohë, Japonia dhe Holanda ndanë pikët në një barazim spektakolar 2-2. Japonezët reaguan dy herë pas disavantazhit dhe arritën të shmangin humbjen falë një paraqitjeje luftarake deri në fund të takimit.
Botërori vijon të dhurojë ndeshje të forta dhe rivalitet të lartë, ndërsa ekipet synojnë të sigurojnë sa më shpejt kualifikimin për fazën tjetër të kompeticionit


