Franca dhe Meksika kanë prerë biletën për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2026, pas fitoreve bindëse ndaj Suedisë dhe Ekuadorit.
“Les Bleus” triumfuan 3-0 ndaj Suedisë në një ndeshje ku protagonist absolut ishte Kylian Mbappé. Sulmuesi francez realizoi dy gola, ndërsa Bradley Barcola shtoi një tjetër, duke vulosur suksesin e ekipit të Didier Deschamps. Me këtë dopietë, Mbappé barazoi Lionel Messin në krye të listës së golashënuesve të turneut.
Ndërkohë, Meksika përfitoi nga mbështetja e tifozëve në stadiumin legjendar “Azteca” dhe mposhti 2-0 Ekuadorin. Julián Quiñones zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa Raúl Jiménez dyfishoi shifrat pak minuta më vonë, duke siguruar kualifikimin e vendasve.

Franca do të përballet me Paraguain në raundin e ardhshëm, ndërsa Meksika pret fituesin e çiftit Angli – RD Kongo, duke mbajtur gjallë ëndrrën për të shkuar sa më larg në Botërorin 2026.


