Grupi B i Kupës së Botës 2026 ka dhuruar emocione të forta në ndeshjet e fundit, ku Bosnje/Hercegovina hodhi një hap të madh drejt fazës me eliminim direkt, ndërsa Zvicra siguroi vendin e parë në grup pas fitores ndaj Kanadasë.
Boshnjakët triumfuan 3-1 ndaj Katarit në një sfidë ku spikati talenti 18-vjeçar Kerim Alajbegović. Mesfushori realizoi një supergol pas një aksioni individual spektakolar, duke i hapur rrugën fitores së ekipit të tij. Edin Džeko kontribuoi në golin e dytë, ndërsa Ermin Mahmić vulosi suksesin në minutat e fundit. Me këtë fitore, Bosnja mbylli fazën e grupeve me katër pikë dhe është shumë pranë sigurimit të një bilete për në raundin e 32 skuadrave më të mira.
Ndërkohë, në sfidën tjetër të grupit, Zvicra mposhti Kanadanë me rezultatin 2-1 dhe siguroi kreun e Grupit B. Rubén Vargas dhe Johan Manzambi shënuan për helvetët, ndërsa Promise David ngushtoi diferencën për kanadezët në pjesën e dytë.

Pavarësisht humbjes, Kanadaja arriti një sukses historik duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën me eliminim direkt të një Kupe Bote. Skuadra vendase e mbylli grupin në vendin e dytë falë golavarazhit më të mirë se Bosnja.
Me Zvicrën dhe Kanadanë tashmë të kualifikuara, ndërsa Bosnja pret konfirmimin matematikor të avancimit, Grupi B rezultoi një nga më të luftuarit e këtij Botërori, duke prodhuar surpriza dhe histori të reja për futbollin ndërkombëtar.


