Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ksamilin mëngjesin e kësaj të diele, ku një vajzë vetëm 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti i babait të saj.
Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat në Ksamil. Sipas të dhënave paraprake, babai i fëmijës, Ergys Marku, ishte duke kryer një manovër me automjetin tip “Audi”, me targa CS 440 PP, kur ka goditur aksidentalisht vajzën e tij, Ajla Marku.
Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, 4-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Familja Marku, me origjinë nga Lezha, mësohet se kishte pak ditë që kishte mbërritur në Ksamil për pushime.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit tragjik.


