Policia e Shkodrës ka zbardhur një rast grabitjeje me armë të ndodhur rreth tre javë më parë në fshatin Domen, ku viktima mbetën dy shtetas gjermanë, bashkëshortë, që po udhëtonin me automjetin e tyre.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rest Time”, u arrestua një 16-vjeçar, i dyshuar si një nga autorët e ngjarjes. Sipas hetimeve, ai ka vepruar në bashkëpunim me tre persona të tjerë.
Për dy bashkëpunëtorët, të moshave 20 dhe 27 vjeç, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 9 qershorit 2026, në aksin rrugor Domen–Postribë, ku autorët, nën kërcënimin e një armë zjarri, u kanë marrë turistëve shumën prej 500 eurosh.
Autoritetet vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e personit të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes


