Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, Kristaq Çulaku, rreth 65 vjeç, ishte duke kryer punime në shtëpi kur është dëmtuar aksidentalisht me një mjet prerës, tip troko/fresibël.
Pas incidentit, 65-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.


