Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Mazhar të Sevasterit, në Bashkinë Selenicë.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip kamionçine ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua, pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit Xh.Dervishi 67-vjec ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:40, në fshatin Mazhar, në Sevaster, shtetasi Xh. D., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Mazhar, duke drejtuar automjetin tip kamionçinë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.


