Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”, ku një 22-vjeçar me origjinë nga Egjipti ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50, kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Në njërën prej makinave ndodhej si pasagjer 22-vjeçari egjiptian E. A., i cili për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Automjeti ku udhëtonte viktima drejtohej nga një 18-vjeçar me inicialet M. S., i cili gjithashtu është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti tjetër drejtohej nga shtetasi K. C., rreth 44 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Hetimet vijojnë për të sqaruar dinamikën e përplasjes.
Noftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 01.10.2026, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. C, rreth 44 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S, rreth 18 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri në automjetin e tij shtetasi egjiptian E. A, rreth 22 vjeç, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit


