Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Pyllit të Sodës, në Vlorë, ku janë përplasur një kamion dhe një automjet.
Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të plagosura. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarave dhe për të normalizuar qarkullimin në zonë.
Të plagosurat janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.


