SPAK ka nisur këtë mëngjes kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Kontrollet po kryhen me urdhër të GJKKO-së dhe, sipas vendimit të gjykatës, përfshijnë banesën dhe vetë Prodën, në kuadër të një hetimi ku emri i tij është përfshirë.
Në të njëjtën kohë, kontrolle po zhvillohen edhe në banesat e personave të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me çështjen nën hetim.
Aksioni lidhet me atë që po konsiderohet si “fraksioni i AKSHI-t”, pjesë e hetimeve të SPAK ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë më parë.
Deri në këto momente, nuk janë bërë publike detaje të plota mbi veprimet konkrete që po verifikohen ndaj Prodës apo personave të tjerë të përfshirë në hetim. Kontrollet vijojnë.


