Një konflikt mes dy kushërinjve ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre në fshatin Proptisht, në zonën e Mokrës, në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se B. Ç., 51 vjeç, ka goditur me mjet prerës M. Ç., 48 vjeç.
Fillimisht u raportua se konflikti kishte ndodhur mes dy personave dhe se njëri prej tyre kishte mbetur i plagosur në shpatull. I plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas informacioneve të deritanishme, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i kontrolleve, B. Ç. është kapur në fshatin Proptisht dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Sipas policisë, konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Materialet procedurale pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.
Rreth orës 09:00, në fshatin Proptisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Ç. 51 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Ç., 48 vjeç, i cili u transportua në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vijuar kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i kontrolleve, është kapur në fshatin Proptisht, autori i dyshuar, shtetasi B. Ç., i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


