Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona.
Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit të tretë nuk ka pësuar dëmtime serioze.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.


