Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të Kuçovës, në aksin rrugor Kuçovë-Berat.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nga informacionet e para, raportohet se gjendja e tyre nuk paraqitet e rrezikshme për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.


