Një aksident rrugor është regjistruar në Brataj të Vlorës, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesja e mjetit, ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga dhe më pas duke u përplasur me mbrojtëset anësore.
Pas aksidentit, e reja është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.


