Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa vizë për qëndrime afatshkurtra, pas vendimit të autoriteteve marokene për heqjen e regjimit të vizave.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njoftoi se Ambasada e Mbretërisë së Marokut ka komunikuar vendimin e ri për shtetasit shqiptarë.
Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026 dhe u mundëson shqiptarëve të udhëtojnë drejt Marokut për qëndrime afatshkurtra pa pasur nevojë të pajisen paraprakisht me vizë.
Ky vendim pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimet e shqiptarëve drejt Marokut, veçanërisht për qëllime turistike dhe vizita afatshkurtra.


