Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Rromës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Mercedes”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona.

Sipas të dhënave paraprake, mes të plagosurve janë një nënë dhe dy vajzat e saj, të cilat udhëtonin në njërin prej automjeteve, si dhe drejtuesi i mjetit tjetër.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në aksin Levan-Tepelenë.


