Mbi 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar ndaj infrastrukturave të informacionit në Shqipëri gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026.
Sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), gjatë periudhës janar–qershor janë evidentuar gjithsej 14,628,595 tentativa sulmesh, që përkthehen në rreth 56.4 tentativa çdo minutë.
Nga totali i sulmeve të evidentuara, 54% kanë qenë të drejtuara ndaj infrastrukturave të rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% ndaj infrastrukturave kritike të informacionit.
Tentativat për ndërhyrje kibernetike kanë prekur sektorë të ndryshëm, përfshirë sistemin financiar, administratën publike, infrastrukturën digjitale dhe sektorin energjetik, si dhe fusha të tjera me rëndësi për funksionimin e vendit.
AKSK bën me dije se vijon monitorimi i vazhdueshëm i kërcënimeve kibernetike dhe forcimi i masave mbrojtëse, me qëllim rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemeve të informacionit në Shqipëri.


