Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Fiershegan të Lushnjës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë kondicioneri, i cili ka marrë flakë në katin e parë të banesës. Më pas, flakët janë përhapur edhe në katin e dytë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e plotë të vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Ndërkohë, pritet që të përcaktohen më tej rrethanat dhe shkaku i saktë i zjarrit.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


